Home / Kryesoret / Problemet trashëgohen nga viti në vit

Problemet trashëgohen nga viti në vit

Uji I pijshëm akoma mbetet luks për qytetarët e tetovës. Infrastruktura në këtë qytet akoma mbetet e parregulluar.Shumë rrugë janë të dëmtuara, shumë trotuare ngelin në gjendje të mjerueshme, të uzurupuara dhe të parregulluara. Pastërtia publike ende mbetet sfidë për pushtetin lokal. Tetova akoma nuk ka ndërmarrje për transport publik.Invetsimet nga pushteti qendror mungojnë në masë të madhe. Këta janë vetëm disa nga problemet me të cilët edhe këtë vit do të përballet pushteti lokal në Tetovë.Por cilët janë problemet të cilët I tangojnë qytetarët e tetovës dhe duhet të zgjidhen këtë vit, njofton Tv Koha.

Ndryshe, edhe pse ishte paralajmëruar se në fund të vitit të kaluar do të zgjidhej problem I ujit të pijshëm, megjithatë ende ky projekt kapital mbetet vetëm një ëndër. Poashtu probleme të vjetra që duhet të zgjidhen janë edhe edhe ndriçimi publik, sistemimi I qenve endacak, gjelbërimi I qytetit, mungesa e vendeve të parkimit dhe mirëqenia sociale.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *