Home / Kryesoret / Protesta për menaxhimin e ujit në Bogovinë

Protesta për menaxhimin e ujit në Bogovinë

Qytetarë të Bogovinës sot protestuan përpara objektit të komunës së Bogovinës. Qëllimi i kësaj proteste ishte rrjeti i ujësjellësit i fshatit Bogivinë i cili në vitin 1985 është ndërtuar me vet iniciativë të qytetarëve të Bogovinës, ku deri mw është mirëmbajtur dhe menaxhuar nga shoqata joqeveritare “Ali Munishi”, mirëpo me ligjin për vetëqeverisje lokale ingerencat për menaxhimin e ujësjellësit me ligj i kalojnë komunës, gjë për të cilën qytetarët ishin kundër, dhe kërkonin nga ana e komunës së Bogovinës që shoqata joqeveritare “Ali Munishi” të vazhdojë të administrojë me mirëmbajtjen dhe menaxhimin e ujit për pije në këtë fshat, njofton Tv Koha

Ne si qytetarë kërkojmë nga organet kompetente të komunës së Bogovinës një zgjidhje e cila do të ketë edhe bazë ligjore, që shoqata joqeveritare “Ali Munishi” të vazhdojë me menaxhimin e ujit për pije në fshatin Bogovinë ashtu siç ka menaxhuar edhe në të kaluarën”, tha Vedat Sadiku Imam i xhamisë së fshatit Bogovine

Në ndërkohë kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi u shpreh se çështja e bartjes së ingerencave për menaxhimin e ujërave për pije, është një çështje e rregulluar me ligj. Është ligji për vetqeverisjen lokale ai që obligon komunat që të menaxhojnë me ujërat për pije, dhe unë jam i obliguar për të vepruar sipas ligjit, raporton Tv Koha.

Ndryshe organizatorët e protestës u dakroduan me kryetarin e komunës së Bogovinës Hazbi Idrizin, që të formohet një komision prej pesë personash të cilët do të realizojnë edhe një tjetër takim me kryetarin e komunës, ku në prezencë të një konsulenti juridik kjo çështje do të diskutohet, dhe do të punohet në atë drejtim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *