Home / Kryesoret / Protestat nuk do të ndalen

Protestat nuk do të ndalen

Tre liderët e subjekteve opozitare kanë deklaruar se qytetarët dje kanë treguar se nuk pranojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, por njëkohësisht u dëshmua se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore, pasi populli kërkoi dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në konferencën për media në Sheshin “Skenderbeu”, tha se qytetarët dje e kanë vërtetuar që janë kundër marrëveshjeve.

“Ne i falënderojmë te gjithë që morën pjesë në protestë dhe të gjithë ata qe e kanë ndihmuar protestën. Isa dhe Hashimi nuk janë me as ministra e as kryeministra”, tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ka qenë i emocionuar kur iu ka drejtuar të gjithë atyre protestuesve.

“Ne e dimë që Kosova është keq shkaku i udhëheqjes. Dje i kemi kërkuar qeverisë me shku, kanë kërkuar qytetarët”

Kurse, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, kanë thënë se protesta e djeshme ka qenë më masivja dhe me mesazhe të qarta që e panë krejt bota se asgjë nuk mund të zbeh këtë bindje.

“Dje qytetaret quan dy mesazhe, nuk pranon marrëveshje dhe populli kërkoj dorëheqjen e Ises dhe Hashi mit. Ajo çka kemi parë dje tregon që kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderoj dhe ndihemi krenar, pavarësisht shpifjeve qytetaret nuk mund t’i ndalin”, tha Limaj.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *