Home / Kryesoret / Qytetarët nuk i vizitojnë faqet e institucioneve në internet për t’u informuar me punën e tyre dhe i preferojnë mediumet si zëvendësim

Qytetarët nuk i vizitojnë faqet e institucioneve në internet për t’u informuar me punën e tyre dhe i preferojnë mediumet si zëvendësim

Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave (CRPM) në periudhën korrik-shtator 2015 ka realizuar një hulumtim i cili ka matur nivelin e implementimit të praktikave për qeverisje të mirë në 19 institucione në nivel qendrorë.[1] Hulumtimi është bazuar në Indeksin e qeverisjes së mirë (të krijuar apostafat për këtë studim) dhe në një ankete me qytetarëtë realizuar në gjithë teritorin e Maqedonisë gjatë periudhës së njejtë.

Indeksi i qeverisjes së mirë në Maqedoni përmban gjithësej 133 indikatorë dhe ndahet në tetë kategori: (1) informimi i publikut dhe qasje në informacione, (2) transparenca dhe llogaridhënia buxhetore, (3) përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje rreth politikave, (4) gatishmëria për Vlerësim të ndikimit rregullativ (VNRr), (5) monitorim i rregullativave dhe raprotim mbi politikat, (6) menaxhimi i konfliktit të interesave, (7) transparenca e Kuvendit dhe (8) mbikqyrja parlamentare. 100 nga indikatorët janë vlerësuar duke monitoruar faqet e institucioneve në internet ndërsa për 33 nga to të dhënat janë mbledhur nëpërmjet një pyetësori të dërguar tek institucionet. Për fat të keq vetëm 6 institucione i janë përgjigjur këtij pyetësori dhe kjo është një nga treguesit për mangësitë e institucioneve në aplikimin e parimeve të qeverisjes së mirë.

Sot gjatë një takimi pune me gazetarë, hulumtuesja e këtij projekti Qëndresa Sulejmani theksoi nevojën që të maksimizohet shfrytëzimi i internetit dhe teknologjisë nga institucionet si mjete më efikasepër të përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe komunikimin me qytetarët. Edhepse të gjitha institucionet e përfshira në këtë hulumtim kanë faqe interneti të cilat azhurohen relativisht shpesh me lajme, dokumentet dhe të dhënat për punën e institucioneve që ata publikojnë variojnë në në mënyrë të konsiderueshme. Sa për ilustrim:

-10 vite pas miratimit të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik 3 institucione ende nuk kanë publikuar të dhëna për nëpunësin përgjegjës për koordinim të kërkesave për qasje të lirë,

– vetëm 3 institucione u mundësojnë qytetarëve të regjistrohen për buletin elektronik,

– vetëm Fondi për sigurim shëndetësor kishte publikuar plan për prokurim publik për vitin 2016,

– 13% e kanë publikuar pjesën e vetë të buxhetit,

– asnjë institucion nuk publikon të dhëna për grupet punuese të përfshira në krijimin e rregullativave ose plan për konsultime publike.

Një nga rekomandimet kyçe të këtij hulumtimi është krijimi i një udhërrëfyesi zyrtarë për institucionet qendrore që do i definojë të dhënat minimale që ato duhet dhe inkurajohen t’i publikojnënë faqet e tyre të internetit.

Institucionet kanë arritur rezultate më të dobta në kategorinë ,,monitorim i rregullativave dhe raportim mbi politikat’’ me mesatare prej 6% dhe në kategorinë ,,transparenca dhe llogaridhënia buxhetore’’ me 8% ndërsa rezultatet më të mira paraqiten në kategorinë ,,mbikqyrja parlamentare’’ me 60%. Institucioni me rezultate më të larta është Fondi për sigurim shëndetësor i cili ka përmbushur 41% të indikatuar, i ndjekur nga Kuvendi me 40%. Rezultate më të dobëta kanë arritur Ministria e mbrojtjes (14%), e punëve të jashtme (16%) dhe ajo e vetëqeverisjes lokale (18%).

Në anën tjetër, anketa e realizuar me qytetarë zbulon se në krahasim me institucionet tjera qytetarët më shumë i besojnë sistemit arsimor në vend (44.1%) dhe më pak partive politike me 75.6%. Në përgjithësi qytetarët nuk i vizitojnë faqet e institucioneve në internet për t’u informuar me punën e tyre dhe i preferojnë mediumet si zëvendësim. Qytetarët me moshë mbi 55 vjeçare kryesisht preferojnë televizionin (82.8%) ndërsa grupmosha 18-34 më shpesh informohen përmes portaleve informative në internet. Sa i përket pjesëmarrjes në vendimmarrje, mbi 90% e qytetarëve asnjëherë nuk e kanë vizituar Regjistrin e vetëm nacional elektronik për rregullativa (ENER). Në anën tjetër, edhepse vetëm 10.9% e të anketuarëve thonë se kanë marrë pjesë në konsultime të organizuara nga institucionet qendrore, 64.7% e tyre thonë se nuk dëshirojnë të informohen për takime konsultuese në të ardhmen. Sipas Qëndresa Sulejmani, këto të dhëna përveç se sugjerojnë vetëdije të ulët qytetare, tregojnë dhe mendimin e qytetarëve se janë të parëndësishëm në proceset vendimmarrëse dhe të pafuqishëm për të ndikuar në vendime jo sepse proceset konsultuese mungojnë tërësisht por sepse shpesh herë janë të papërshtatshme për qytetarët e zakonshëm.

[1] Institucionet që u përfshinë në këtë hulumtim janë: 15 ministri, Sekretarijati i përgjithëshëm pranë Qeverisë, Kuvendi, Fondi për sigurim shëndetësor dhe Fondi për sigurim penzional dhe invalidor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *