Home / Kryesoret / Ramadani përgënjeshtron drejtorin e spitalit të Tetovës

Ramadani përgënjeshtron drejtorin e spitalit të Tetovës

Përplasje mes dy funksionarëve të BDI-së, drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimit dhe Drejtorit të fondit të sigurimit shëndetësor Orhan Ramadani, rreth ndarjes së buxhetit për 2016-tën nga ky i fundit. Ndërsa drejtori i spitalit të Tetovës thotë se për këtë vit fondi ka lëshuar buxhet shumë më të vogël nga ai që ishte planifikuar, Ramadani pretendon të kundërtën. Sipas tij spitali i Tetovës nuk i ka shfrytëzuar ende 27 milion denarët nga viti 2015, që të mund të kërkojë më shumë për këtë vit.
“Buxhetin të cilin e ka pasur në vitin 2015 nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzoje, prandaj i kanë ngel mjete të pashfrytëzuara prej 27 milion denarëve të cilat do të mund të shfrytëzohen gjatë 2016-tës. Dmth gjatë vitit 2016 do të ketë gjithsej afro 500 milion denarë në disponim”, deklaroi Orhan Ramadani, Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Duke iu referuar listës së publikuar nga ky institucion ku shihet buxheti i të gjitha spitaleve dhe klinikave shëndetësore bazuar në popullatën që trajton Alsat pyeti nëse spitalet shqiptare në Tetovë, Strugë dhe Kumanovë janë të diskriminuar nga buxheti.

“Unë flas me shumë përgjegjësi për buxhetin të cilin e kemi ndarë në vitin 2016. Absolutisht nuk janë të diskriminuar, por mund të them se janë të privilegjuar. Buxheti kur formohet janë katër elemente në pyetje: 1. Buxheti i cili ka qenë në vitin paraprak 2. Planifikimet të cilat spitalet vetë e bëjnë 3. Buxheti i kushtëzuar, dhe elementi i 4. Sa borxh ka spitali”, tha Orhan Ramadani, Fondi I Sigurimit Shëndetësor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *