Home / Lajme / Botë / Raportuesi Special i OKB-së për Palestinën jep dorëheqje

Raportuesi Special i OKB-së për Palestinën jep dorëheqje

Raportuesi Special për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara për territorin e pushtuar palestinez, Makarim Wibisono ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportuesi Special, indoneziani Wibisono në deklaratë lidhur me çështjen u shpreh se gjatë periudhës në detyrën e tij Izraeli nuk i ka dhënë leje për të hyrë në Palestinë dhe për këtë arsye janë penguar përpjekjet për ndihmë ndaj palestinezëve që ndodhen nën pushtimin izraelit.

Wibisono ka theksuar se që nga qershori 2014 kur ai ka nisur këtë detyrë e deri tani Izraeli nuk i ka dhënë përgjigje aplikimeve për hyrjen në Palestinë si një vëzhgues “i paanshëm dhe objektiv”. Ai ka pohuar se nuk do të mund të zbatonte detyrën e tij pa patur qasje të drejtpërdrejtë në territorin e pushtuar palestinez dhe se për këtë arsye ai ka dhënë dorëheqjen.

Raportuesi Special për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara për territorin e pushtuar palestinez ka vënë në dukje ndër të tjera se qeveria e Palestinës ka qenë në bashkëpunim gjatë gjithë kohës së detyrës së tij dhe ka theksuar se kryerja e bashkëpunimit dhe lejimi i hyrjes në Palestinë janë të rëndësishme nga pikëpamja e aspektit të reputacionit të Izraelit.

Wibisono, Raportuesi i 6-të Special i OKB-së për Palestinën do të vazhdojë detyrën e tij deri më 31 mars.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *