Home / Kryesoret / Rënohet minarja e Xhamisë në Pallçisht

Rënohet minarja e Xhamisë në Pallçisht

Era e fuqishme në këtë fshat ka rrëzuar edhe minaren e xhamisë së fshatit dhe të dëmtoj në tërësi atë.Në rrugët e fshatit gjithashtu janë vërejtur edhe shtyllat elektrike të cilët janë dëmtuar nga era e fortë dhe si pasojë fshati Pallçisht i Epërm nuk ka rrymë elektrike.Era e fortë që filloi në mëngjes, ka dëmtuar minaren e xhamisë së fshatit, të cilën e ka rëzuar tërësisht. Fatmirësisht gjatë kësaj kohe nuk ka pasur qytetarë në rrugë apo përreth xhamisë që do të kishin pësuar. Poashtu dëme ka edhe në disa shtëpi, por edhe në shkollën fillore katërvjeçare të këtij fshati”, tha Ebib Esati kryetarë i bashkësisë lokale të fshatit Pallçisht i Epërm, raporton Tv Koha. .Si pasojë e erës ky fshat ka ngelur pa rrymë elektrike gjatë ditës së martë. Në këtë fshat për vizitë kanë qëndruar përfaqësues të komunës së Bogovinës të cilët kishin ardhur për të mbikqyrur fshatin, dhe dëmet e shkaktuara nga era në këtë fshat, në ndërkohë në fshatin Pallçisht i Epërm prezent ishin edhe përfaqësuesit e myftinisë së Tetovës të cilët panë dëmet që era ka shkaktuar në xhaminë e fshatit dhe ju premtuan banorëve të këtij fshati që do të ju ndihmojnë në rindërtimin e xhamisë.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *