Home / Sport / Ronaldo tregon se kush është më i mirë, Zidane apo Benitez

Ronaldo tregon se kush është më i mirë, Zidane apo Benitez

Cristiano Ronaldo është i lumtur me ardhjen e Zinedine Zidanes në krye të stolit të Real Madridit.

Ylli i Real Madridit ka pranuar se ai dhe shokët e tij kanë më shumë mirëkuptim me trajnerin e ri, sesa që kishin me Benitezin.

Në dy ndeshjet e para me Zidane si trajner, ‘Los Blancos’ kanë realizuar 10 gola dhe kanë pranuar vetëm një.

“Ka ndryshuar atmosfera në klub për të mirë. Ne kuptohemi shumë mirë me Zidanen”.

“Prejse ka ardhur ai në ekip gjërat sa shkojnë e përmirësohen, ndonëse si Zidane ashtu edhe Benitez kanë punuar për të mirën e klubit”.

“Por unë ndihem shumë më mirë kur punoj me Zidanen dhe mos më pyesni pse”, deklaroi portugezi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *