Home / Lajme / Botë / Rrëzohet një avion ushtarak në Egjipt, nuk ka të mbijetuar

Rrëzohet një avion ushtarak në Egjipt, nuk ka të mbijetuar

Avioni ushtarak F-16 u rrëzua gjatë trajnimit në një bazë ushtarake në rajonin El Fayid-Ismailiyye në verilindje të Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkaku i rënies është një problem teknik, dhe në këtë aksident nuk ka mbijetuar asnjëri prej anëtarëve të ekuipazhit.

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, Muhamed Semir ka konfirmuar se avioni u rrëzua për shkak të problemeve teknike dhe asnjëri nuk ka mbijetuar, por nuk dha detaje për numrin e personave që ndodheshin në avion.

Megjithatë, një burim i sigurisë ka thënë se kanë humbur jetën dy pilotët që ishin në avion.

Në nëntor të vitit të kaluar në rrugën Kairo-Ismailiyye për shkak të problemeve teknike u rrëzua një avionë ushtarak.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *