Home / Lajme / Botë / Rrëzohet një helikopter ushtarak në Afganistan, 3 të vdekur

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Afganistan, 3 të vdekur

Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak të forcave ajrore të Afganistanit në qytetin Logar kanë humbur jetën 3 persona dhe një tjetër person është plagosur , raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes të Afganistanit njoftohet se një helikopter i tipit MI-17 është rrëzuar si pasojë e një difekti teknik gjatë fluturimit trajnues në zonën Sheng në qytetin Logar.

Si pasojë e aksidentit, Ministria ka konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *