Home / Kryesoret / Rriten problemet me arsimin e mesëm në Strugë

Rriten problemet me arsimin e mesëm në Strugë

Shkollat e mesme të Strugës gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor e filluan me bllok të zvogëluar të dotacioneve edhe atë për 62.000 euro. Kjo është parashikuar me buxhetin qendror për vitin 2016. Kjo do të shkaktojë probleme serioze në furnizimin me naftë për ngrohje dhe në transportin e nxënësve, thonë nga gjimnazi “Ibraim Temo”. Bllok-dotacionet për shkollat fillore u rritën për 20.000 euro, por kjo nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre.

Reagime kishte edhe nga LSDM-ja opozitare në Strugë.

„Duhet të presim që gjendja e keqe në shkollat fillore sivjet do të reflektohet edhe në shkollat e mesme”, tha Jovan Mitreski, Strugë.

Nga Komuna e Strugës thonë se nuk janë problem vetëm bllok-dotacionet e pakta që i marrin nga shtetet, por edhe kushtet e këqija në disa subjekte shkollore.

Alsat M kohë më parë informoi për kushtet në godinën e vjetër të shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov”. Prindërit kërkojnë dislokim në objekt tjetër ose meremetimin e objektit ekzistues. Në shkollën e fshatit Frëngovë më shumë 150 nxënës mësojnë në shkollë që nuk ka fasadë, ndërsa një pjesë e madhe e tjegullave janë thyer. Para dy viteve, banorët e fshatit Kalishtë të Strugës me donacione të veta e ndërtuan shkollën, në vend se këtë ta bëjnë institucionet.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *