Home / Kryesoret / Seancë e komisionit anketues për letërnjoftimet false

Seancë e komisionit anketues për letërnjoftimet false

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbahet seanca e parë e Komisionit anketues për skandalin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve të tjera.

Anëtarët duhet ta miratojnë Rregulloren e Komisionit anketues dhe të arrijnë marrëveshje për mënyrën se si do të punojnë.

Kryetar i Komisionit është zgjedhur Ilija Dimovski, nënkryetar, Lupço Dimovski, ndërsa anëtarë Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Gazmend Aliji, Trajço Dimkov, Bllagoja Despotovski, Liljana Kuzmanovska, Bllagica Llasovska, Andon Çibishiev, Dragan Danev dhe Sollza Gërçeva.

Deputetët e partive opozitare të cilët gjithashtu është dashur të kenë vend në Komision paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në punën e tij.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *