Home / Kryesoret / Selame nga “Uniteti”: Të tradhtuar dhe zhgënjyer nga dyshja Lika- Dehari

Selame nga “Uniteti”: Të tradhtuar dhe zhgënjyer nga dyshja Lika- Dehari

Përfaqësues të Partisë “UNITETI” theksojnë se ndjehen të zhgënjyer dhe të tradhtuar nga dy protagonistët e zëshëm në BDI, Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, të cilët ende vazhdojnë me akrobacionet e tyre politike përbrenda integristëve, duke qenë skajshmërisht të dëshpëruar.“Ata e kanë humbur orientimin dhe dimë çfarë bëjnë. Sot hasëm lajme se gjoja po dojnë me shkëput bashkëpartiakët e tyre nga VMRO-DPMNE, por mendoj se është tentim qesharak dhe lojë fëmijësh, sepse dihet se aty kush vendos. Është më mirë që ata të ndjekin rrugën e deputetes Ermira Mehmeti, ose të na bashkëngjiten, tjetër opsion nuk kanë, për shkak se do të ndëshkohen pas 24 prillit”, theksuan për INA, përfaqësues të “UNITETI”, duke mos dashur të zbardhin identitetin e tyre, pasi që vazhdojnë të mbajnë kontakte me dy të ‘rebeluarit’ e heshtur në BDI.

Sipas burimeve të gazetës “Lajm”, Lika dhe Dehari kanë filluar përpjekje të reja për të bindur bashkëpartiakët e tyre për shkëputje sa më të shpejtë të bashkëpunimit mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *