Home / Kryesoret / Sërish diskriminohet Spitali I Tetovës

Sërish diskriminohet Spitali I Tetovës

Drejtori i Spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi, është ankuar për shkurtim të Buxhetit. Sipas tij Fondi Shëndetësor, për këtë vit ka lëshuar buxhet shumë më të vogël nga ai i planifikuari.

Nga rreth 100 milion denarë të planifikuara për funksionimin normal të spitalit, të njëjtit i janë ndarë vetëm 30 milion denarë.

“Buxheti që i është ndarë spitalit klinik të Tetovës është diku shtat për qind nga buxheti aktual që ka. Biseduam dhe me rebalanc pres të bëhet diçka mirëpo për fillim nuk është ai buxhet që kemi pritur që është planifikuar. Do përpiqemi ti bindim institucionet që ndajnë atë, konkretisht fondin, që të bindet në planin që kemi përgatitur për shërbimet e reja shëndetësore”, deklaroi Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Besimi gjithashtu është ankuar se Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka reaguar për riparimin e aparaturës për rezonancën magnetike, e shkatërruar nga përmbytjet e gushtit.

“Më e rëndësishmja nuk është në funksion, magnet rezonanca që është shumë me vlerë në përcaktimin e diagnozës. Për këtë qytetarët tash shkojnë nëpër qytete tjera kanë pritje humbje kohe deri në vendosje të diagnozës e nga ana tjetër humbim edhe ne si spital sepse pacienti që na ik nuk na kthehet”, tha Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ndërkohë një pjesë e aparaturës së dëmtuar në Spitalin Klinik të Tetovës gjatë përmbytjeve katastrofike, gjashtë muaj më parë, janë riparuar me fondet e vetë Spitalit, pa ndihmën e minist

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *