Home / Lajme / Botë / SHBA, besimtarët e xhamisë më të vjetër ftojnë Trump për vizitë

SHBA, besimtarët e xhamisë më të vjetër ftojnë Trump për vizitë

Besimtarët e xhamisë më të vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ftuan për vizitë në këtë faltore Donald Trump, pretendentin për kandidat në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Udhëheqësia e xhamisë “The Mother Mosque of America” në Cedar Rapids ka ftuar Trump për vizitë për të biseduar me të dhe, siç thekson, dhe të porosisin se islami është fe e paqes dhe mirëkuptimit, dhe assesi fe e cila e cila thërret në luftë dhe vrasjen e të pafajshmëve.

“Zotëri Trump ejani dhe vizitoni fqinjët tuaj, ejani të shihni bashkëqytetarët tuaj”, tha imami i xhamisë Taha Tawil.

Kujtojmë se Trump, pas retorikës në tubimet parazgjedhore, në videon e tij të parë ftoi që t’u ndalohet hyrja e të gjithë muslimanëve në SHBA. Biznesmeni amerikan në videon propaganduese porosit se do të shkatërrojë DAESH-in, por edhe verbalisht sulmon të gjithë muslimanët e botës.

Imam Tawil megjithatë, theksoi se çdo moment është i gatshëm të bisedojë me Trump-in lidhur me pozitën e muslimanëve në SHBA duke shtuar se ata kanë të drejtat dhe liritë e barabartë sikur të gjithë qytetarët e vendit.

“Më thoni çka dëshironi nga ne? Çfarë është problemi? Ne nuk e dimë se ekziston problem”, tha Tawil, i cili shtoi se dëshiron të bëjë më shumë përpjekje për të ndaluar komentet negative të cilat shkaktojnë retorikë antimuslimane në shoqërinë amerikane.

Tawil theksoi se Trump po bën gabim të madh kur të gjithë muslimanët “i vendos në një kosh të njëjtë” duke shtuar se pjesa më e madhe e pjestarëve të besimit islam janë shumë tolerant dhe të hapur për dialog dhe bashkëjetesë.

“Kjo është një fe shumë e bukur. Është fe e paqës, mirëqenies dhe mirëkuptimit. DAESH-i më shumë vret muslimanë se jomuslimanë. Andaj dëshirojmë ta heqim qafe këtë organizatë ashtu siç dijmë”, tha Tawil.

Ai tha se muslimanët në SHBA dhe ku do në botë dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe harmoni me fqinjët e tyre.

“Kjo në thelb është mënyra amerikane e jetës. Eja dhe na vizito, pije një kafe, ha bakllava, shijo një embëlsirë në shoqërinë muslimane”, tha imami i xhamisë.A.A

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *