Home / Lajme / Botë / SHBA-të thirrje për ulje tensionesh në rajon pas ekzekutimeve në Arabinë Saudite

SHBA-të thirrje për ulje tensionesh në rajon pas ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu shqetësim të thellë ngaqë ekzekutimet e djeshme në Arabinë Saudite mund të sjellin thellimin e krizës dhe përplasje mes grupeve fetare muslimane në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e Arabisë Saudite dje kanë ekzekutuar dënimet me vdekje ndaj 47 personave të dyshuar për terrorizëm, ku në mesin e tyre ishte edhe imami shiit Nimr al-Nimr, për çka ashpër reaguan Irani, Iraku, Libani, por edhe Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe instancat e tjera të larta diplomatike.

SHBA-të kanë përsëritur qëndrimin se Washingtoni edhe më herët ka paralajmëruar për mangësitë në procesin juridik të Arabisë Saudite, duke u bërë thirrje liderëve në këtë vend, që të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të zhvillojnë procese transparente gjyqësore.

“I bëjmë thirrje liderëve të Arabisë Saudite që të lejojnë lirinë e zërit opozitar. Veçmas jemi të shqetësuar për shkak të ekzekutimit të imamit shiit Nimr, që mund të shkaktojë thellimin e përleshjeve ndërsektare në rajon. Përsërisim thirrjen drejtuar të gjithë liderëve në rajon që të zbusin retorikën dhe të kontribuojnë në uljen, e jo në përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *