Home / Kryesoret / SHGM-ja kundër propozimeve të VMRO-DPMNE për mediumet

SHGM-ja kundër propozimeve të VMRO-DPMNE për mediumet

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe mediumeve (SPGM) kanë hedhur poshtë çdo propozim të partisë VMRO-DPMNE për mediumet.

Të dy shoqatat vlerësojnë se propozimet e kësaj partie paraqesin sulm brutal mbi pavarësinë e mediumeve, duke ndërhyrë në misionin, financimin dhe politikën redaktuese të mediumeve, duke u bërë thirrje SHBA-ve BE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së që të mos e pranojnë këtë propozim.

Sipas kreytarit të SHGM-së, Naser Selmani, propozimi i VMRO-së e vret kuptimin e ekzistimit të mediumeve në një shoqëri demokratike për të informuar saktë dhe në kohë, për të shqyrtuar në mënyrë kritike realitetin dhe të nxisin debat të hapur për interesat publike.

Ndërkaq, Tamara Çausidis nga SPGM thot se ky propozim paraqet ndërhyrje kirurgjikale të LSDM-së dhe VMRO-së, duke theksuar se VMRO tenton që të ndaj hapësirën publike dhe se për këtë parti, interesi publik është interes partiak.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *