Home / Kryesoret / Shilegov fton Gruevskin të dëshmojë

Shilegov fton Gruevskin të dëshmojë

Kryetari i Komisionit anketues për zbardhjen e përgjimeve Petre Shilegov tha se e ka ftuar edhe zyrtarisht kryeministrin Nikolla Gruevski që më 20 janar të dëshmojë në këtë komision. Shilegov tha se ka kërkuar edhe nga kreu i Kuvendit Veljanovski që po të njëjtën ditë të mos caktojë seancë plenare. Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja kërkojn që lideri i LSDM-së Zaev të paraqitet për dëshmi në komisionin e formuar për falsifikimin e letërnjoftimeve. Ndërsa nga VMRO-DPMNE kërkojnë që lideri i opozitës deri në fund të muajt janar të paraqitet në komisionin për zbardhjen e aferës së përgjimeve dhe të dëshmojë në lidhje me këta përgjimet.

“Sot dërgova një letër deri tek Nikolla Gruevski që me 20 janar të paraqitet në komisionin anketues dhe të dëshmojë, ndërsa sot në mënyrë plotësues kam dërguar letër edhe tek kryeparlamentari Trajko Veljanovski që atë ditë të mos caktojë seancë plenare që të mund të përmbushet kushti i paraparë që duke mos pasur seancë të mund të transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, vetëm në këtë mënyrë do të mund të komisioni anketues për përgjimet të vazhdojë me punë që kur u ndërpre nga ana e VMO DPMNE-së”, tha Petre Shilegov,LSDM.

“Në mënyrë publike e ftojmë që nga dita e sotme e deri më 31janarë në terminin që është paraparë që ky komision të dale me një raport përfundimtar , të zgjedhe ditë dhe datë që do të vijë dhe do tu përgjigjet në shumë pyetje që duam ti dëgjojmë ne si deputet por edhe opinioni në Maqedoni”, deklaroi Palvle Sazdov, VMRO DPMNE.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *