Home / Kryesoret / Shkodër, vrasje me armë zjarri; dy viktima

Shkodër, vrasje me armë zjarri; dy viktima

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në fshatin Drisht të ish-komunës Postribë të Shkodrës.

Nga të shtënat me armë zjarri raportohet të kenë mbetur të vrarë dy vëllezër, të cilëve dyshohet t’u jetë zënë pritë në shtëpinë e tyre. Identiteti i viktimave ende nuk dihet.

Policia është vënë në dijeni të ngjarjes nga një telefonatë në sallën operative, e më pas forca të shumta janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur detaje të tjera.

Edhe pse paraprakisht rrethanat e vrasjes së dyfishtë mbeten të paqarta, dyshohet se policia ka informacione mbi autorin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij.

/ Top Channel)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *