Home / Kryesoret / Shkurtimi i buxhetit për Spitalin e Tetovës, Besimi: Kemi nevojë për buxhet më të madh, ja ku i kemi harxhuar 27 milionë denarë

Shkurtimi i buxhetit për Spitalin e Tetovës, Besimi: Kemi nevojë për buxhet më të madh, ja ku i kemi harxhuar 27 milionë denarë

Shkurtimi i buxhetit për Spitalit Klinik të Tetovës nga  Fondi Shëndetësor ka vazhduar me përplasje mes  Drejtorit të Spitalit dhe drejtorit të Fondit Sh;ndetosër duke treguar edhe shifrat e harxhimeve

Drejtori i Fondit Shëndetësor Orhan Ibrahimi dje akuzoi  se Spitali Klinik i Tetovës nuk i ka shfrytëzuar mjetet e vitit të kaluar.

Buxhetin të cilin e ka pasur në vitin 2015 nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzoje, prandaj i kanë ngel mjete të pashfrytëzuara prej 27 milion denarëve të cilat do të mund të shfrytëzohen gjatë 2016-tës. Dmth gjatë vitit 2016 do të ketë gjithsej afro 500 milion denarë në disponim”, ka thënë  Orhan Ramadani, Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Këto Akuza i ka hedhur poshtë Florin Besimi drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës duke treguar se 27 milonë denarët janë harxhuar për Barna dhe tretjet, materiale sanitare, Reagensa Laboratorike, Mjete Teknike, Thjerrza dhe për pejntë kirurgjikal të cilët arrijnë shumën 27 milionë 170 mijë denarë.

Perpos vështirsive qe u ballafaqua  Spitali me Këshillin për dhënjen e pelqimeve pranë Byrose për furnizime publike (të cilata janë botërisht të njohura) nga 01.09.2015 e deri në fund tëe vitit, arriti të publikojë tendera në vlerë prej 46.000.000,00 denarë që nënkupton  se pagesa e obligimeve në bazë të këtyre tenderave janë në procedurë te thesari për realizimin  e tyre në fillim të  vitit 2016 po për llogari te vitit 2015. Këto mjete për të cilat akuzohemi u perkasin këtyre e funznizimeve, ashtu që me përgjegjësi të madhe njoftojmëe se ato janë menaxhuar sipas planit vjetorë” theksoi Florin Besimi duke paraqitur edhe tabelën e harxhimeve për 27 milionë denarët.

Ndyrshe nga FSSH-ja ku nga nga rreth 100 milion denarë të planifikuara për funksionimin normal të spitalit, të njëjtit i janë ndarë vetëm 30 milionë denarë. Buxheti që i është ndarë Spitalit Klinik të Tetovës është diku shtat për qind nga buxheti aktual që ka.

Nëse bëhet krahasim mes Spitalit të Manastirit dhe Spitalit Tetovës  ku atij të Manastirit me 97 mijë banorë  të siguruar janë ndarë 9.5 milionë euro ndërasa të Tetovës me 155 mijë banorë të siguruar 6.9 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *