Home / Kryesoret / Shpërthim në Stamboll, raportohen 10 të vdekur

Shpërthim në Stamboll, raportohen 10 të vdekur

Stambolli sot është goditur nga një sulm terrorist, nga i cili kanë humbur jetën së paku 10 persona, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur. Bëhet fjalë për një sulm kamikaz në lagjen historike të Sulltan Ahmetit në afërsi të Xhamisë Blu, një atraksion i madh turistik. Në mesin e viktimave dhe të plagosurve ka edhe turistë të huaj. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se sulmi është kryer nga një shtetas sirian.

“Unë e dënoj ashpër sulmin terrorist i cili është kryer nga një kamizaz me origjinë siriane. Për fat të keq ka viktima, përfshirë vendas dhe të huaj. Ky incident ka treguar përsëri se ne duhet të qëndrojmë së bashku përballë fytyrës së terrorit. Kursi i vendosur i Turqisë nuk do të ndryshojë. Objektivi i parë i të gjitha grupeve terroriste aktive në këtë rajon është Turqia sepse ne jemi të vendosur që ti luftojmë ato”, deklaroi Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë.

Një dëshmitar i shpërthimit Murat Manaz ka përshkruar atë që ka parë gjatë sulmit.

“Unë shkova atje dhe u ktheva përsëri në hotel. Ishte një kaos. Të gjithë ishin duke vrapuar. Policët nuk e vërenin atë që po vinte. Ata ishin të shqetësuar, por në të njëjtën kohë ata ishin duke u përpjekur për të evakuuar zonën, sepse ata thoshin se kishte mundësi që të shpërthejë një bombë e dytë”, u shpreh Murat Manaz, dëshmitar.

Sulmi i sotëm në zemrën historike të Stambollit ka shkaktuar reagime në gjithë botën. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme u kërkoi sot shtetasve të saj të shmangin vendet e populluara dhe qendrat turistike në Stamboll. Sulmi i sotëm kamikaz vjen pas dy akteve të tmerrshme terroriste të vitit të kaluar, atij në tetor në Ankara, ku mbetën të vrarë më shumë se 100 persona dhe tjetrit në korrik pranë kufirit me Sirinë që la më shumë se 30 njerëz të vrarë.

Gjithashtu lexo

LSDM: Qytetarët së shpejti do të shfrytëzojnë tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *