Home / Lajme / Botë / Shpërthim në Xhakartë të Indonezise, shtatë të vdekur

Shpërthim në Xhakartë të Indonezise, shtatë të vdekur

– Policia e Indonezisë ka konfirmuar sot se së paku shtatë persona e kanë humbur jetën pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në një qendër të frekuentuar tregtare në kryeqytetin indonezian, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë në Xhakartë, Muhamad Iqbal, tha së në mesin e të vdekurve janë tre civilë dhe katër terroristë.

Qendra e popullarizuar tregtare u godit nga katër shpërthime pas të cilave kishte edhe shkëmbim zjarri, raportoi “Kompas TV” nga Xhakarta. Sipas policisë disa nga shpërthimet më shumë i ngjajnë shpërthimeve me granata dore se sa bombave të aktivizuara.

Policia ka rrethuar kinemanë e cila ndodhet në qendrën tregtare pasi është parë të ketë hyrë një i dyshuar pasi në atë vend u plagosën dy policë. “Autorët e vepërës nuk janë identifikuar mirëpo dihet se njëri nga ta është parë me motoçikletë dhe janë të armatosur”, tha Charliyan.

Ai shtoi se para shpërthimit DAESH-i doli me një paralajmërim se do të ketë “koncert” një term i përdorur për aktet terroriste.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *