Home / Kryesoret / Shqipëri-Itali-Serbi, mbahet sot në Tiranë takimi i radhës tripalësh

Shqipëri-Itali-Serbi, mbahet sot në Tiranë takimi i radhës tripalësh

Sot zhvillohet në Tiranë takimi i dytë i ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, respektivisht Ditmir Bushati, Paolo Gentiloni e Ivica Daçiç, në kuadër të trilateralit mes tre vendeve.

Kjo nismë u iniciua më shumë se një vit më parë dhe vijon takimin e parë trepalësh në nivel Ministrash të Jashtëm mes Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, i zhvilluar në Romë, më 23 janar.

Ky takim synon shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e një sërë çështjesh të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për rajonin e me gjerë.

Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, në frymën e procesit të Berlinit dhe duke pasur parasysh Konferencat e Ballkanit Perëndimor në Paris 2016 dhe Romë 2017, si edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat e përbashkëta që po përballemi sot, do të jenë në fokus të këtij takimi të rëndësishëm, objektiv parësor i të cilit do të jetë përforcimi i urave të komunikimit konstruktiv mbi baza mirëkuptimi.

Gjatë takimit, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, do të diskutojnë projekte të përbashkëta konkrete, me interes të ndërsjellë, në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, bashkëpunimit rinor etj, duke u fokusuar në identifikimin e metodologjive të reja për realizimin konkret të tyre, por edhe në zgjerimin e mëtejshëm të nismave rajonale.

Takimi trilateral do të paraprihet nga takime të veçanta të ministrit të jashtëm Bushati me ministrat Gentiloni dhe Dacic, ne oren 10:00 dhe 11:00. Më pas, rreth orës 15:00, në Pallatin e Brigadave do të ketë një konferencë për shtyp ku do të jepen dhe konkluzionet e takimit.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *