Home / Kryesoret / Si u persekutuan ish-pjesëtarët e UÇK-së nga regjimi maqedonas?

Si u persekutuan ish-pjesëtarët e UÇK-së nga regjimi maqedonas?

Që pas përfundimit të luftës së UÇK-së në vitin 2001, pushteti maqedonas, i ndihmuar edhe nga disa pushtetar shqiptar filloi përndjekjen ndaj luftëtarëve të lirisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ata ishin viktima të një sistemi gjyqësor që kontrollohet nga Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), si dhe nga fuqia e pushteteve ekzekutive.

Një hulumtim i agjencia së lajmeve INA sjellë të gjitha rastet e dënimeve me burgim të përjetshëm, ku bëhet fjalë për të dënuar kryesisht ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Tre shqiptarë nga Shkupi dhe Kumanova, ish-pjesëtarë të UÇK-së janë të dënuarit me burgim të përjetshëm të cilët akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të njësitit policor “Alfa” më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup.

Rexhail Qerimi (41) nga fshati Opajë të Kumanovës, Agim Islami (27) nga fshati Rashçe të Shkupit, dhe Almir Drlanjin (31) nga Shkupi më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Ramadan Shaqiri, i akuzuari i katër për dhënien e ndihmës është akuzuar me gjashtë vite burg. Rexhail Qerimi, Agim Islami dhe Ramadan Shaqiri kanë qenë ish-prestarë të UÇK-së, mirëpo ata në gjykatë kanë pohuar se asnjëherë nuk janë njohur.

Vendimi ndaj kësaj akuze është vërtetuar edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo familjarët apelojnë për drejtësi, duke pohuar se bëhet fjalë për proces të montuar politik. Ata kanë dëshmi të shumta që rrëzojnë akuzat e gjyqësorit, pasi që janë edhe disa dëshmitarë që vërtetojnë se Rexhail Qerimi ka qenë në fshat në ditën e vrasjes.

Në shkurt të vitit 2010, Gjykata Themelore e Shkupit dënoi me burgim të përjetshëm tre ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe ish-komandantin e ndjerë të UÇK-së, Harun Aliu-Kushtrimi, i cili u vra disa muaj më pas në një sulm të policisë në dalje të fshatit Radushë të Shkupit. Përveç Aliu, me burgim të përjetshëm u dënuan edhe Ismail Etemi dhe Bashkim Bajrami, ndërsa i akuzuari i katër Bekim Dardhishta u dënua me tre vjet burg.

Ky grup u akuzua për vrasjen e pjesëtarit të njësitit special policor “Tigrat”, Zoran Markovski, që kishte ndodhur në janar të vitit 2008 në lagjen Autokomandë të Shkupit.

Një rast tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm është ai i Nehad Sulejmanit dhe Suad Jusufit nga Shkupi, të cilëve në korrik të vitit 2007 i`u shqiptua dënimi për shkak se ata akuzoheshin për një vrasje të kryer në cilësinë e hakmarrjes ndaj dy maqedonasve, Branko Ivanovski dhe Lupço Atanasovski në vitin 2006, pasi që njëri prej tyre kishte vrarë një të afërm të tyre në oborrin e shtëpisë ku po jetonin.

Jozyrtarisht njëri prej dy të rinjve të dënuar shqiptarë ka qenë ish-pjesëtarë i UÇK-së.

Burhamedin Nuhiu, ish-pjesëtarë i UÇK-së nga Tetova prej vitit 2002 po vuan burgun e përjetshëm në Idrizovë, pasi që ai u akuzua për vrasjen e një të riu maqedonas në tetor të vitit 2001 në Tetovë.

Avokati i Nuhiut, Savo Kocarev kishte theksuar atëherë se është i befasuar nga aktgjykimi meqë nuk janë shpalosur dëshmitë se klienti i tij ka kryer vrasjen.

Një skenarë i ngjajshëm dhe një tradhti ndaj ushtarëve që drejtuan luftën e vitit 2001 ishte edhe rasti i Kumanovës. Disa prej protagonistëve të kësaj lufte u ekzekutuan, ndërsa një pjesë e tyre janë në burgjet maqedonase, ku po presin të marrin verdiktin final nga ky sistem i degraduar i drejtësisë.

Shoqatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë reaguar lidhur me dënimet e tilla duke i quajtur raste të montuara kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ato kanë kërkuar ndërhyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë për të rikthyer në shqyrtim këto raste, për shkak të mosbesimit ndaj gjykatave, që konsiderohen sipas tyre të politizuara dhe të motivuara për realizimin e qëllimeve politike. Në raportet e deritanishme të KE-së dhe organizatave ndërkombëtare janë drejtuar kritika lidhur me mungesën e reformimit të sistemit të drejtësisë në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *