Home / Kryesoret / Siri, në sulmet e avionëve të regjimit vriten 20 civilë

Siri, në sulmet e avionëve të regjimit vriten 20 civilë

Të paktën 20 civilë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarakë të regjimit sirian. Bombardimet janë kryer mbi rajonin e Gutas lindore në Damask dhe ndaj dy bashkive, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile në rajonin e Guta-s lindore mësohet se avionët luftarakë të ushtrisë kanë bombarduar venbanimet në rajonet Zemelka dhe Misraba si dhe në Duma.

Autoritetet kanë pohuar se si pasojë e sulmeve jetën e kanë humbur 20 civilë, përfshi gra dhe fëmijë ndërsa janë plagosur 50 të tjerë të cilët janë dërguar për mjekim nëpër spitalet e impovizuara në tenda.

Në sulmin ajror thuhet se janë dëmtuar një numër i madh i vendbanimeve kurse disa automjete janë shkatërruar tërësisht.

Gjithashtu theksohet se zonat Duma, Zemelka dhe Misraba në rajonin e Guta-s lindore një kohë të gjatë janë nën rrethimin e forcave të Asadit. Që prej tre vitesh këto zona janë pa energji elektrike dhe pa ujë.

Ndryshe, këto zona sulmohen çdo ditë nga toka dhe ajri nga forcat e regjimit për ti rimarrë nga opozitarët.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *