Home / Lajme / Botë / Skoci, dy të vdekur nga stuhia më e madhe në historinë e vend

Skoci, dy të vdekur nga stuhia më e madhe në historinë e vend

Dy persona kanë humbur jetën në Skoci nga stuhia që konsiderohet si më e madhja e regjistruar ndonjëherë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm në fillim të javës së kaluar u kthyen në stuhinë Frank, e cila nga drejtimi i Atlantikut ka shkaktuar dëme në të gjithë vendin. Përveç Skocisë nga stuhia janë goditur edhe shumë rajone në Irlandë dhe në të gjithë Britaninë e Madhe.

Në Skoci të enjten u konfirmua vdekja e një 50-vjeçari, trupi i të cilit u mor nga përmbytjet. Ndërsa më vonë u gjet edhe trupi i pajetë i një 36-vjeçari pranë Invergarry. Sipas policisë, supozohet që i riu të këtë rënë në lum.

Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe filluan të derdhen nëpër rrugë. Për këtë shkak u lëshua paralajmërimi për përmbytje në të gjitha rajonet skoceze. Situata më serioze është në Dumfries dhe Galloway, ku qindra banorë janë evakuuar ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike.

Pasi që situata në terren është kritike, sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, ekipet zjarrfikëse dhe ekipet tjera po ndihmojnë banorët e rrezikuar me helikopterë.

Në Irlandë, nga ana tjetër, janë regjistruar tufane me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *