Home / Kryesoret / Sot fillon karnevali i Vevçanit

Sot fillon karnevali i Vevçanit

Sot pas dite do të nisë karnevali i Vevçanit në Maqedoni. Tradicionalisht, karnevali që konsiderohte 15 shekuj i vjetër, fillon me parakalimin e njerëzve të maskuar.

Ky karneval simbolizon dy botë paralele, atë pagane dhe botën e krishtere. Element i patjetërsueshëm është prania e dhëndërit dhe nuses si simbol i pjellshmërisë dhe shtimit të familjes, djajtë të cilët janë mishërim i së keqes, dy Augustët budallenj të cilët i mbrojnë nga e keqja. Me këtë ngjarje shënohet festa krishtere e Shën Vasilit të madh, ose ardhja e vitit të ri sipas kalendarit të vjetër julian.

Besohet se me djegien e maskave në karneval njerëzit çlirohen nga e keqja dhe se viti vijues do të jetë më i mirë dhe me më shumë të ardhura. Një nga artistët që do t’i argëtoj të pranishmit është edhe Esma Rexhepova.

Ndryshe, OJQ ‘Anima Mundi’, ka kritikuar këtë festival dhe ka kërkuar që të mos keqtrajtohen kafshët që janë pjesë e maskave të këtij karnevali.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *