Home / Kryesoret / Sot mbahet protesta e opozitës në Prishtinë, synim rrëzimi i qeverisë

Sot mbahet protesta e opozitës në Prishtinë, synim rrëzimi i qeverisë

Sot do të mbahet protesta e paralajmëruar prej javësh nga tri partitë opozitare për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi, si dhe për të kërkuar llogaridhënie nga ata që opozita konsideron ta kenë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Që të tri partitë opozitare disa herë radhazi, nëpërmjet konferencave për shtyp, prononcimeve për mediat e intervistave, kanë paralajmëruar se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Opozita e bashkuar e ka përsëritur vazhdimisht mungesën e legjitimitetit të koalicionit qeverisës pas vendimit të Kushtetueses në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Marshi protestues i partive opozitare nis nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00.

Prishtinë, opozita dhe policia para protestës

Aktivistë të subjekteve opozitare kanë filluar të vendosin binën në sheshin “Skënderbe”, ku pritet të flas lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën.

Ndërkohë edhe policia e regjioneve dhe njësive të ndryshme tanimë kanë arritur nëpër stacionet policore në kryeqytet, ku po mbajnë takimin e fundit konsultues para protestës që do të fillojë në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Edhe aktivistët e subjekteve opozitare, tanimë kanë përfunduar shumicën e organizimeve të tyre.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *