Home / Lajme / Botë / Studim: Informacionet nga interneti shpesh japin pamje të rreme të simptomave të sëmundjev

Studim: Informacionet nga interneti shpesh japin pamje të rreme të simptomave të sëmundjev

Personat tek të cilët është konstatuar cyberchondria si problem i sjelljes, gjat studimit të simptomave të sëmundjes në internet, mund të përballen me depresion të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Cyberchondria në fakt është nxitje kompulzive në kërkim të informacioneve, të cilat për shkak të përmbajtjes provokojnë frikë të reja dhe të ekzagjeruara për shëndetin.

Profesor në Universitetin Selcuk në Konia, Yavuz Selvi, tha se hulumtimi nxori në pah se pothuajse një në tre persona informacionet në lidhje me simptomat e sëmundjes i kërkon nëpërmjet internetit. Në këtë mënyrë personat që kërkojnë në internet shpesh herë dhimbjet e zakonshme si fryrjet në trup dhe skuqjet, apo temperaturën i ndërlidhin me sëmundje të rënda si AIDS, tumoret dhe kanceret.

“Një pjesë të madhe të kohës së tyre e kalojnë duke eksploruar simptomat. Dhimbjen e kokës e lidhin me tumore, kurse tempertaturën e lartë me sëmundje të rrezikshme infektive, gjë që shkakton panik tek ata. Çdo gjë shohin si kancer, kancerit të trurit apo AIDS”, tha Selvi.

Ai vuri në dukje se njerëzit që kanë cyberchondri nuk u besojnë mjekëve, dhe kur vijnë për konsulta, ata tashmë kanë përgatitur një raport për sëmundjen e tyre, të gjetur në internet. Në këtë mënyrë, ata përpiqen që të bindin mjekët se ata me të vërtetë janë të sëmurë, dhe madje kërkojnë metoda të ndryshme të trajtimit.

Ai shtoi se kohët e fundit cyberchondria është përhapur dhe negativisht po ndikon në disponimin e pacientëve duke i bërë ata nervoz, të shqetësuar dhe të tensionuar.

“Njerëzit të cilët pa pushim i kërkojnë simptomat në komentet e forumeve, me të vërtetë jan problem. Më së shumti hulumtojnë kanceret dhe sëmundjet infektive. Paralajmërimet e vogla që trupi dërgon i shohin menjëherë si diçka të madhe. Përkundër faktit se analizat dhe gjetjet që bëhen nuk tregojnë këtë, vërtetësinë për sëmundjet e rënda i gjejnë në internet. Ndonjëherë njerëzit besojnë fortë në sëmundjet e rënda, dhe pastaj bien në depresion, sepse askush nuk i’u beson”, tha Selvi, i cili paralajmëron se në këtë mënyrë njerëzit mund të humbin kontaktin me jetën e përditshme dhe të humbin vullnetin për të jetuar. Një gjë e tillë sipas tij kërkon ndihmën e psikiatrit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *