Home / Lajme / Botë / Suedi, zjarri përfshin një ndërtesë në Stokholm, plagosen 10 persona

Suedi, zjarri përfshin një ndërtesë në Stokholm, plagosen 10 persona

Të paktën 10 persona janë plagosur në zjarrin që përfshiu sot herët në mëngjes një ndërtesë në periferi të kryeqytetit suedez, Stokholm, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë për agjencinë suedeze të lajmeve TT thanë se zjarri me shumë gjasa është shkaktuar nga një shpërthim në një dyqan të cigareve, i vendosur në ndërtesë.

Aksidenti ndodhi në periferinë perëndimore të Stokholmit, Vallingbyj, ku policia ka arrestuar dy njerëz të dyshuar të jenë të lidhur me rastin.

Policia njoftoi se pesë nga dhjetë personat janë mbajtur për kurim në spital, kurse nga ndërtesa janë evakuuar të paktën 23 persona.

“Deri më tani nuk i kemi marrë raportet mjekësore mbi llojin e plagëve të të hospitalizuarve, por ne e dimë se një person ka thyer këmbën, kur ai u hodh nga dritarja për të shpëtuar nga flakët”, tha Nicolas Mattsson, një dispeçer në detyrë në stacionin e policisë në Stokholm.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *