Home / Lajme / Botë / Sulm në Diyarbakir të Turqisë, 5 të vdekur dhe 39 të plagosur

Sulm në Diyarbakir të Turqisë, 5 të vdekur dhe 39 të plagosur

Si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga anëtarët e organizatës terroriste ndaj një komisariatit të policisë së rajonin Çinar në qytetin Diyarbakir të Turqisë humbin jetën 5 persona dhe plagosen 39 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga prefektura theksohet se anëtarë të organizatës terroriste mbrëmë gjatë orës 23.30 me një mjet të ngarkuar me lëndë shpërthyese kryen një sulm duke shpërthyer automjetin ndaj një ndërtese të shërbimeve publike të komisariatit dhe ndërtesës ku banonin punonjësit e policisë së rajonit Çinar në qytetin Diyarbakir.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se në të njëjtën kohë me shpërthimin ka patur sulme me armë automatike edhe ndaj Komandës së Xhandarmërisë dhe komisariatit të policisë ku dhe forcat e sigurisë i janë kundërpërgjigjur duke hapur zjarr.

-Humbin jetën 5 persona dhe plagosen 39 të tjerë-

Ndër të tjera në deklaratë është vënë në dukje se menjëherë pas ngjarjes nën drejtimin e prefekturës është krijuar qendra e krizës ku janë dhënë udhëzimet e duhura për forcat e sigurisë, xhandarmërisë dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit AFAD.

Gjithashtu është theksuar se: “Në sulm kanë humbur jetën 2 të afërm të policëve dhe janë plagosur 14 persona, ku 6 janë policë dhe 8 të afërm të tyre. Si pasojë e shpërthimit është shembur një ndërtesë pranë banesave të punonjësve të policisë, ku edhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë 3 trupa të pajetë, si dhe 5 qytetarë të plagosur. Gjithashtu janë plagosur edhe 20 qytetarë të tjerë të cilët banonin në ndërtesat përreth shpërthimit. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet në qytetin Diyarbakir.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *