Home / Lajme / Botë / Sulm vetëvrarës me bombë në afërsi të aeroportit në Kabul

Sulm vetëvrarës me bombë në afërsi të aeroportit në Kabul

Sot herët në mëngjes afër aeroportit të kryeqytetit të Afganistanit në Kabul, ka shpërthyer një bombë e fuqishme, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për sulm vetëvrasës me bombë.

Mbi aeroportin është ngritur një re e madhe e tymit, por deri tani nuk ka informacione për dëme materiale dhe në njerëz.

Afganistani sërish është bastion i tensioneve në rritje dhe aktiviteteve terroriste.

Forcat afgane të sigurisë tashmë prej disa vitesh po luftojnë kundër lëvizjes radikale talibane, por edhe organizata terroriste DAESH ka intensifikuar aktivitetet në këtë rajon.

Mbrëmë vonë një grup i armatosur ka kryer sulm në konsullatën e Indisë në Mezar-i-Sherif në veri të Afganistanit. Një ditë më herët në Kabul gjatë sulmit në një restorant francez u vranë dy persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *