Home / Kryesoret / Takim i ri i Grupeve të Punës

Takim i ri i Grupeve të Punës

Takim i ri i grupit punues të përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me ndërmjetësuesin Piter Vanhaute duhet të mbahet sot pasdite në Klubin e deputetëve.

Në takim do të bisedohet për mediat dhe për metodologjitë e spastrimit të Listës zgjedhore.
Ndërmjetësuesi Vanhaute pas përfundimit të bisedave mbrëmë deklaroi se në tryezë ishin propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe se për shkak të konsultimeve partiake për to, takim i ri do të mbahet sot në orën 17:30.

Para fillimit të takimit mbrëmë ndërmjetësuesi belg deklaroi se ka propozime të reja për mediat dhe për spastrimin e Listës zgjedhore nga VMRO-DPMNE-ja si përgjigje e propozimeve paraprake të LSDM-së.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e BDI-së, LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *