Home / Kryesoret / Të mërkurën Qeveria do të marrë borxh prej 5.5 milion euro

Të mërkurën Qeveria do të marrë borxh prej 5.5 milion euro

Qeveria të mërkurën planifikon nga kreditorët vendorë të marrë 5.5 milion euro borxh, ndonëse në ditët në vijim arrijnë borxhet e vjetra që duhet të kthehen. Huamarrja do të bëhet përmes ankandit të letrave me vlerë shtetërore 15 dhe 1 vjeçare. Nuk është e sigurt nëse këtë shumë do e marrë Ministria e financave apo borxhi do të jetë më pak ose më shumë se sa është planifikuar.

“Në këtë periudhë parazgjedhore çdo Qeveri duhet të veprojë në mënyrë të arsyeshme dhe me përgjegjësi. Shpenzimet duhet të jenë në kuadër të mjeteve të planifikuara me buxhet, me strategjitë dhe programet”, u shpreh Borçe Trenoski, profesor universitarë.

Përveç asaj që shteti me dinamikë të shpejtë po merr borxhe në tregun vendor, gjithnjë e më të shpeshta janë ankandet me afat më të gjatë të pagesës.

“Shoh se edhe huamarrja në vend tashmë po u kalojnë gjeneratave të ardhshme, ka shtyrje të saj në periudhë më të gjatë, që nuk është edhe aq keq, sepse në disa raporte për Maqedoninë theksohet se huamarrja e tillë është për t’u ulur presioni dhe rreziku i shtetit për momentin dhe për vitin e ardhshëm, por kjo do të thotë se disa nga gjeneratat e ardhshme do duhet ta kthejnë”, tha Borçe Trenoski, profesor universitarë.

Në disa nga ankandet e kaluara shteti nga kreditorët vendorë mori më shumë para sesa shumat që arrijnë për t’i kthyer si borxhe. Zëvendësministri i financave, Kire Naumov, para çdo ankandi ka paralajmëruar bankat vendore të jenë të kujdesshme në kreditimin e shtetit, njëjtë siç bënë edhe bankat e huaja me euro-obligacionin e fundit dhe me kreditë e paralajmëruara që nuk i japin deri pas përfundimit të zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *