Home / Lajme / Botë / Tërmet i fuqishëm në Indi, së paku pesë të vdekur

Tërmet i fuqishëm në Indi, së paku pesë të vdekur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar në tërmetin me fuqi prej 6.7 ballës sipas Rihterit, i cili sot herët në mëngjes goditi shtetin federal Manipur në verilindje të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët theksojnë se bëhet fjalë për tërmetin më të fuqishëm në disa vitet e fundit.

“Ishim në gjumë të thellë, por dridhja ishte aq e fortë saqë menjëherë kemi dalë nga shtëpia”, theksoi Rajkumar Sing, një banor i Manipur-it.

Ai theksoi se njerëzit me orë kanë ndejtur në qiell të hapur nga frika e dridhjeve të sërishme, dhe së paku gjashtë ndërtesa janë shembur në fqinjësinë e tij.

Sipas Institutit gjeologjik amerikan, epiqendra e tërmetit gjendet në thellësi prej rreth 50 kilometrave në Manipur, porse dridhja është ndjerë në të gjitha shtetet federale në veri të Indisë, si dhe në Bangladesh dhe Mianmar.

Mediat lokale në Mianmar raportojnë se tërmeti është ndjerë në veri të vendit, porse nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe dëme materiale.

Ministri indian i Punëve të Brendshme Rajnath Singh tha se ekipet e shpëtimit janë shpërndarë për të ndihmuar banorët e kërcënuar në Manipur.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *