Home / Kryesoret / Testim ekstern të maturantëve prej 25 deri 29 janar

Testim ekstern të maturantëve prej 25 deri 29 janar

Në shkollat e mesme nga dita e hënë deri te premten javën e ardhshme (25 deri 29 janar 2016) do të zbatohet testim ekstern për nxënësit e viteve të fundit në arsimin e mesëm.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime (QSHP), për testim janë paraqitur 19,931 maturantë të cilët do të testohen në dy lëndë. Orarin me datat për dy testimet nxënësit e dinë prej 18 janarit, por në cilat lëndë do të testohen do të dinë tre ditë para ditës së testimit të lëndës konkrete. Ashtu që sot janë publikuar lëndët për nxënësit të cilët do të testohen të hënën.

“Oraret janë publikuar në çdo shkollë, ata kanë qasje, nga ana jonë i kanë marrë ato orare e pastaj mund t’i zbresin nga aplikacionet dhe t’i publikojnë në shkollë. Rezultatet preliminare planifikojmë t’i publikojmë më 8 shkurt. Prej 8 deri 10 shkurt do të zgjat parashtrimi ankesave. Për nxënësit të cilët nuk do të parashtrojnë ankesë, rezultati i parë do të jetë përfundimtar, ndërsa për të tjerët të cilët do të parashtrojnë, pas shqyrtimit të ankesave, rezultati do të publikohet më 12 shkurt”, delaroi drejtoresha e QSHP-së Mirushe Ahmeti, e cila maturantëve u dëshiroi sukses dhe rezultate të mira në testimet e ardhshme.

Për maturantët janë përfshirë 1.662 lëndë. QSHP para Vitit të Ri i ka publikuar pyetjet për të gjitha lëndët (për të gjitha drejtimet në arsimin gjimnazist, profesionale dhe artistik). Deri më 8 janar ka zgjatur mundësia që të shkruhet koment, respektivisht të paraqiten gabimet në pyetjet. prej 306 komenteve të parashtruara, 242 janë pranuar, 38 jo dhe 25 ishin të palogjikshme.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *