Home / Kryesoret / Testimi ekstern: Maturantët ankohen për shumë gabime

Testimi ekstern: Maturantët ankohen për shumë gabime

Vetëm disa javë i ndajnë maturantët nga testimi ekstern por ata vazhdojnë fuqishëm ta kundërshtojnë këtë proces. Përveç gabimeve të shumta teknike në pyetje, nxënësit vazhdojnë të ankohen se ky model testimi i njohurive të tyre, nuk është objektiv. Nga Plenumi i gjimnazistëve thonë se nuk kanë asnjë komunikim me dikasterin përkatës për të shprehur shqetësimin e tyre.

“Vetëm kur të plotësohen kërkesat tona, ne do të jemi të gatshëm për bisedime me MASH dhe të gjithë palët e përfshira që të gjejmë një model testimi që do të jetë i pranueshëm për të gjithë palët e interesuara. Plenumi i gjimnazistëve në disa deklarata publikisht foli për pyetjet problematike në testim të cilat kanë shumë gabime teknike”, deklaruan nga Plenumi i gjimnazistëve.

Javë më parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se baza e pyetjeve është rifreskuar kurse 20 % e tyre janë tërësisht pyetje të reja. 8 janari ka qenë data e fundit kur opinioni ka mundur të parashtrojë ankesa dhe propozime në lidhje me pyetjet që aktualisht ndodhen në sistemin e MASH. Nga Plenumi i gjimnazistëve vazhdojnë të ankohen se vetëm një numër shumë i vogël i ankesave të nxënësve që janë dërguar deri tani në ministri, janë marrë parasysh. Çdo ankesë e paraqitur kushton nga 1000 denarë, shpenzime që mbulohen nga vetë nxënësit.

“Megjithëse organet kompetente nuk janë sqaruar për këtë çështje , kurse sipas informacioneve tonë një numër shumë i vogël i kundërshtimeve të cilat në mënyrë individuale janë dorëzuar nga nxënësit dhe që ju kanë kushtuar nga 1000 denarë, janë zbatuar”, thanë nga Plenumi i gjimnazistëve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk përgjigjen lidhur me këto ankesa thonë se përgjegjës për këtë proces është qendra shtetërore për provime. Por edhe nga ky institucione nuk përgjigjen. Ndërkohë  mbetet e paqartë nëse janë realizuar takimet e paralajmëruara nga kjo ministri dhe nga vetë kryeministri Gruevski , me nxënësit e shkollave të mesme për të dëgjuar pakënaqësitë e tyre. Vendimi për testim ekstern të maturantëve u soll para dy viteve, kurse në fund të vitit shkollor, ata duhet t’i nënshtrohen edhe provimit të maturës shtetërore.T

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *