Home / Kryesoret / Teuta Arifi ndan 40 mijë denarë për foshnjën e parë të lindur në vitin 2016

Teuta Arifi ndan 40 mijë denarë për foshnjën e parë të lindur në vitin 2016

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot ka vizituar foshnjën e parë të lindur në vitin 2016 ku në emër të komunës së Tetovës ka ndarë 40 mijë denarë. Fëmija e parë është vajzë e artistit Petrit Nezirit.

“Ashtu si tradicionalisht edhe këtë vit vizitova Qendrën Klinike të Tetovës, për të shpërblyer fëmijën e parë të lindur me rastin ndërrimit të motmoteve. Çifti Petrit Neziri dhe Vjollca Skenderi-Neziri , ishte familja që Zoti i kishte bekuar me vajzën e emërtuar Poema, e lindur në orën 01:05 me peshë 3110 gram dhe gjatësi 50 cm. Voglushja lindi me operacion cezarian dhe në gjendje të mirë shëndetsore. Shumë lumturi dhe jetëgjatësi për Poemën” tha Teuta Arifi

tet3tet2

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *