Home / Kryesoret / Thaçi e di se kur do mbahen zgjedhjet

Thaçi e di se kur do mbahen zgjedhjet

“Kemi marrëveshje se kur do të duhet të mbahen zgjedhjet”, kështu u përgjigje Menduh Thaçi në pyetjen e gazetarëve se a është arritur marrëveshje se kur do të mbahen zgjedhjet, pa precizuar nëse me këtë deklaratë mendon për 24 prillin, ose për ndopnjë datë tjetër.

Me takimin Han -Thaçi mbaruan takimet bilaterale të krerëve te partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dhe eurokomisari Han. Paraprakisht Han ishte takuar me Nikolal Gruevskin, Zoran Zaevin dhe Ali Ahmetin.

Ka përfunduar takimi i eurokomisarit Han me liderin e BDI-së, Ali ahmeti, si dhe me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ndërkohë, për ora 15:30 është caktuar takim i përbashkët i liderëve me Komisarin Han.

Lideri i PDSH-së pas takimit ka thënë se kemi marrëveshje për datën kur do të mbahen zgjdhjet, ndërkohë që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas përfundimit të takimit theksoi se ka përafrim të qëndrimeve dhe se është optimist që sot të arrihet marrëveshje për çështjen e medieve si dhe për pastrimin e listës zgjedhore.

Përfundoi edhe takimi i eurokomisarit Han me liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski, ndërsa pas tij, në takim me eurokomisarin Han është lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gruevski nuk dha deklaratë për mediat në lidhje me rrjedhën e takimit, por përkundër tij, Zaev u ndal para gazetarëve duke sqaruar se ka kërkuar që të përmbushen të gjitha kushtet për zgjedhe të lira.

“Edhe Gruevski është i vetëdijshëm se nuk mund të arrihen afatet dhe koha për t’u pastruar lista zgjedhore është shumë e shkurt. Qëllimi i opozitës është kristalizimi i kushteve para dhe gjatë zgjedhjeve. Pas takimeve bilaterale i presim konkluzat”, tha Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ndërkohë, duke folur për kryeministrit e ardhshëm, Ahmeti tha se VMRO-së i takon të propozojë kryeministrin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *