Home / Kryesoret / Thaçi ka marrë garanca nga komisioneri Hahn, zgjedhjet do të jenë ferë dhe demokratike

Thaçi ka marrë garanca nga komisioneri Hahn, zgjedhjet do të jenë ferë dhe demokratike

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një emision kohë më parë për Radio Televizionin 21 ka deklaruar se ai personalisht ka marrë garanca nga zyrtarët e lartë të BE-së se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do ketë hapsira për manipulim dhe falsifikim. Ai në mënyrë indirekte bënë me dije se do ta njeh rezultatin e zgjedhjeve.

“Duke ju falemnderuar Bashkësisë ndërkombëtare, PDSH-ja u bë pjesë e bisedimeve. Vizita ime e fundit në Bruksel kishte një trajtesë shumë të lartë nga ana e zyrtarëve të lartë të BE-së. Disa çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet të cilët janë edhe ankesat e PDSH-së, se zgjedhjet zakonisht manipulohen tek shqiptarët e Maqedonisë. Po ju them shumë hapur se unë kam marrë garanca të fuqishme nga Komisioneri Hahn e deri te eksperti i cili drejton tavolinën e bisedimeve, se ata do të jenë shumë të përkushtuar se zgjedhjet do jenë korrekte, fer dhe demokratike”, ka deklaruar Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ndryshe, Partia Demokratike Shqiptare mbrëm mbështeti propozimin e VMRO-DPMNE-së, për shpërbërjen e parlamentit dhe emërimin e Kryeministrit të ri, Emil Dimitriev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *