Home / Kryesoret / Thaçi realizoi takim me eurodeputetët Vajgëll, Hovit dhe Kukan

Thaçi realizoi takim me eurodeputetët Vajgëll, Hovit dhe Kukan

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi të hënën në zyrat e BE-së në Shkup realizoi takim me anëtarët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan.

Në takim, njofton PDSH-ja është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut, si dhe për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese të cilat i rekomandoi Komisioni Evropian.

Në takim Thaçi ka shprehur shqetësimet për moszbatimin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja me ç’rast theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pas takimit në prononcim për mediat kryetari i PDSH-së Thaçi mes tjerash deklaroi: “Koha për pastrimin e listave zgjedhore ndal-ngadalë po përfundon. Qëndrimi ynë është se nëse brenda kësaj jave komisioni shtetëror zgjedhor nuk fillojë të punojë me kapacitete të plota dhe nuk rikthehet situata e marrëveshjes së mëparëshme që sekretar gjeneral i KSHZ-së të jetë një kuadër shqiptar i propozuar nga Partia Demokratike Shqiptare, shpresat për zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike ndal-ngadalë do të veniten”.

Eurodeputetët Vajgëll, Hovit dhe Kukan falënderuan Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së dhe kontributin e saj në këtë proces, duke shpresuar në zbatimin e plotë të të gjitha pikave të Marrëveshjes, qëndron në kumtesën e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *