Home / Kryesoret / Tjetër tragjedi në Detin Egje, mbyten të paktën 11 migrantë

Tjetër tragjedi në Detin Egje, mbyten të paktën 11 migrantë

Në afërsi të ishujve grekë në Detin Egje ka ndodhur një tragjedi e re gjatë kalimit të migrantëve. Në përmbytjen e sërishme afër ishullit Samos, sipas njoftimit të Rojes bregdetare greke, jetën e kanë humbur së paku 11 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrethanat në të cilat ka ndodhur fundosja e anijes të enjten, tani për tani janë plotësisht të panjohura. Roja bregdetare greke dhe patrulla greke evropiane FRONTEX reaguan urgjentisht dhe u nisën në aksion për shpëtimin dhe gjetjen e të fundosurve.

Për fat të keq, vetëm dhjetëra persona mbijetuan, ndërsa 11 të tjerë e humbën jetën. Në mesin e tyre katër fëmijë. Kjo është përmbytja e dytë brenda dy ditëve në afërsi të ishujve grekë në Detin Egje.

Të mërkurën tek ishulli grek Kos u fundos një anije, ndërsa bilanci ishte shtatë të vdekur, prej të cilëve dy fëmijë. Ishuj grekë janë afër Turqisë prej ku shumë migrantë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Afërt tentojnë të kalojnë me qëllim që të arrijën në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *