Home / Lajme / Kronika e zezë / Tre aksidente në rajonin e Tetovës, lëndohen 4 persona

Tre aksidente në rajonin e Tetovës, lëndohen 4 persona

Mbrëm rreth orës 20:00, në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të Dobarskit, makina e pasagjerëve “Audi”  me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.N (35) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka humbur kontrollin, dhe ka dal nga rruga dhe është përmbysur, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Nga përmbysja, shoferi dhe bashkudhëtarja M.N (38) nga i njëjti fshat kanë marr lëndime të lehta dhe janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës pas asistencës mjekësore, është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e aksidentit (fillimisht nga shpejtësia e pa kontrolluar) dhe nga rrethanat e tjera ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 100 mijë denarë. /Tv Koha/

***********

Në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, pranë fshatit Odër, makina “Opel Agila” me targa të Tetovës, e drejtuar nga P.M (41) nga fshati Belovishtë, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shoferi i makinës “Opel”, me një automjet tjetër është transferuar në spitalin e Tetovës pas ndihmës, është liruar nga spitali.

Pas inspektimit do të përcaktohet shkaku (fillimisht shpejtësia ), dhe dëmi material është vlerësuar në 80 mijë denarë. /Tv Koha/

*******************

Dje në mëngjes rreth orës 4:00, në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të  mbikalimit për në fshatin Gradec, makina  e pasagjerëve “Audi” më targa të Tetovs i drejtuar nga B.M(28) nga Leshka, për shkak të shpejtësisë së pa kontrolluar ka dal nga rruga dhe është përplasur me një gardh betoni mes korsive të rrugës.

Nuk ka pasur viktima nga përplasja ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet në 20 mijë denarë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *