Home / Kryesoret / U mbajtë debati mbi decentralizmin dhe zhvillimin rajonal

U mbajtë debati mbi decentralizmin dhe zhvillimin rajonal

Java e bujshme dhe me aktivitete të ngjeshura në Ministrinë për vetëqeverisje lokale sot përfundoi me debatin kushtuar “Decentralizimit dhe zhvillimit regjional” në të cilën morën pjesë deputete, kryetarë dhe përfaqësues të komunave, përfaqësues dhe funksionarë të lartë të ministrive dhe institucioneve lokale dhe nacionale dhe të pranishëm të tjerë.

Debatin e sotëm e hapi ministri për vetqeverisje lokale Lirim Shabani i cili përshëndeti të pranishmit në këtë event, duke theksuar fillimisht se procesi i decentralizimit është një segment shumë i rëndësishëm, dhe mu për këtë i kushtohet ky aktivitet apo debat i cili ka për qëllim të ndriçojë të ariturat e deritashme në këtë drejtim si dhe të nënvizojë planet dhe sfidat ardhëshme të komunave urbane edhe atyre rurale. Ministri Shabani nënvizoi se Ministria për vetëqeverisje lokale i ka kushtuar shumë punë sferës së decentralizimit, si një nga shtyllat bazë të Marrëveshjes së Ohrit, me qëllim të shtrirjes së kompetencave nga niveli nacional në atë lokal, me çka matet niveli i demokratizimit të çdo shoqërie.

Në debatin e sotëm, para të pranishmive folën katër panelistët e ftuar. Profesori universitar dr. Jusuf Zejneli foli në temë “Decentralizimi, të arriturat dhe sfidat e decentralizimit në Maqedoni. Ndërkaq, kryetari i komunës së Bogovinës, z. Hazbi Idrizi u ndal në temën “Decentralizimi dhe sfidat e tij në nivelin lokal. Më pastaj, si panelist I tretë para të pranishëmve foli deputeti Ramiz Merko në temë “Decentralizimi dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit” kurse në fund të këti debati fjalën e mori drejtori i Byrosë për zhvillim të barabartë rajonal, z Xhemail Elmazi.

Nga gjithë të pranishmit në debat, konstatim unanim ishte se procesi i decentralizimit është mjaft i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonsië dhe si i tillë duhet që edhe në të ardhmen të zhvillohet sipas parashikimeve të planifikuara, me çka kontribohet në demokratizimin e shoqërisë në përgjithsi.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *