Home / Kryesoret / Uniteti kundër zgjedhjeve të 24 Prillit

Uniteti kundër zgjedhjeve të 24 Prillit

Partia politike “Uniteti” edhe një herë konfirmon nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, vetëm me kushte të plotësuara paraprakisht, të negociuara në Marrëveshjen politike në Përzhino nën mbikqyrje ndërkombëtare, dhe assesi si mënyrë e shpëtimit të partive në pushtet. Më me rëndësi janë kushtet në të cilat mbahen zgjedhjet se data e mbajtjes së tyre. Qytetarët tanë nuk do të lejojnë më manipulime nga dyshja VMRO/BDI të përkrahur edhe nga PDSH, që në emër të “zgjidhjes së krizës” të kërkojnë shpëtim eventual politik, ndërsa në fakt vet ata po e thellojnë krizën dhe po çojnë vendin tonë buzë greminës. “Uniteti” përkujton se eurokomisioneri Johanes Han kërkoi nga liderët datë të re për zgjedhje, që mundëson plotësimin e kushteve paraprake! Vota e deputetit të “Unitetit” në “cirkun” e sotshëm të VMRO/BDI-së në Kuvend do të jetë “KUNDËR”!

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *