Home / Kryesoret / Usa Today: Gruevski me vizion të gabuar

Usa Today: Gruevski me vizion të gabuar

Edicioni online i një ndër portaleve më të lexuar në SHBA “USA Today” në rubrikën “Travels”, ka publikuar historinë e shkurtër për Shkupin, për të cilën thuhet se është kombinim i ndërtesave të rreme barok dhe monumenteve, dhe kjo duket si Las Vegas, njofton Telegrafi.

“Kryeministri i Maqedonisë beson se kombinimi i ndërtesave të rreme barok dhe monumenteve do të transformojnë Shkupin e panjohur, e cila është në pjesë jugore të Ballkanit – një qendër turistike”, shkruan “USA Today”.

Përveç talljeve nga kritikët, ka edhe indikacione të tjera që sugjerojnë se vizioni i kryeministrit të Nikolla Gruevski nuk është real.

Modernizimi i Gruevskit ka ndryshuar karakterin e qytetit. Kur disa vjet kthehemi në qytet, shohim që përgjatë lumit është plot me monumente të reja dhe ndërtesave të ndërtuara me shpejtësi. Shkupi duket si Las Vegas apo Disneyland, njofton Telegrafi.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se kostoja e projektit është në 300 milionë euro, para që vijnë nga tatimpaguesit, dhe jo nga donatorë të huaj. Kritikët thonë se kostoja është rreth 600 milionë euro.

Ende papërfunduar, projekti përfshin një flotë prej dykatëshe dhe autobusë të kuq timon panoramik.

Pjesa qendrore është miniaturë triumfale dhe 60 metër statujë e lartë e Aleksandrit të Madh, ku fontana është e zbukuruar me ndriçim,” shkruan ‘Usa Today’. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *