Home / Kryesoret / USHT në të ardhmen do të quhet UT

USHT në të ardhmen do të quhet UT

Fakulteti i shkencave të zbatuara në kuadër të USHT-së do të mbyllet dhe i njëjti do të transferohet në Universitetin e ri, Nënë Tereza në Shkup. Ministri i arsimit Abdilaqim Ademi konfirmoi mbylljen e fakultetit duke thënë se me këtë vendim bëhet harmonizimi i programeve studimore në mes të dy Universiteteve.

Qëndrimi i Ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi:
•Nga ligji u hoq fjala “shtetëror”, me çka Universiteti Shtetëror në Tetovë në të ardhmen do të quhet Universiteti në Tetovë, ashtu siç edhe e ka pasur emrin kur është themeluar në vitin 1994.
•Themelohen dy fakultete të reja, ai Pedagogjik dhe Fakulteti i bujqësisë dhe bioteknologjisë, me gjithsej 6 programe studimore të reja.
•Fakulteti i Shkencave të zbatuara nga viti akademik 2016/2017 nuk do të regjistrojë student të rinj, kurse studentët që i kanë filluar studimet në programet studimore në kuadër të këtij fakulteti do t’i vazhdojnë studimet e tyre në të njëjtin fakultet.

Sipas ministrit të Arsimit, me ndryshimet e fundit Universiteti në Tetovë do të ketë 12 fakultete me gjithsej 55 programe studimore. Ademi tha gjithashtu se themelimi i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe harmonizimi i programeve studimore në mes dy Universiteteve në gjuhën shqipe ka për qëllim të mos dëmtojë asnjërin prej tyre dhe të mos përputhen programet
studimore në këto dy institucione të arsimit të lartë.

Por nuk dihet cili do të jetë fati i rreth 700 studentëve që aktualisht vijojnë studimet në gjashtë programet studimore: Ndërtimtaria, Arkitektura, Mekatronika, Inxhinieria e Transport- Komunikacionit, Gjeodezia, Gjeo-informatika dhe Inxhinieria Ekonomike.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *