Home / Kryesoret / USHT transformohet në UT

USHT transformohet në UT

Universiteti ynë, si institucion i vetëm i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, ndër vite është kujdesur që ta ruaj dhe kultivojë veprimtarinë e mirëfilltë arsimore dhe shkencore, por mbi të gjitha ta ruaj historikun e lavdishëm të tij, si vlerë e çmuar që përfaqëson përpjekjet dhe  sakrificat e kombit tonë, për këtë vatër të dritës dhe diturisë.

Në kuadër të këtij përcaktimi, e njoftojmë mbarë opinionin publik, se këtij institucioni shtetëror i është rikthyer emërtimi i themelimit të tij në vitin 1994, dhe tashmë e tutje do të quhet Universiteti i Tetovës.

Strategjinë, planifikimin dhe politikat arsimore në vend, për hapjen e universiteteve, fakulteteve apo programeve të reja studimore, e realizon Qeveria e RM-së, përkatësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Po ashtu, i njoftojmë studentët, profesorët, qytetarët dhe mbarë opinionin se studentët aktualë në të gjitha programet studimore, studimet e tyre do t’i kryejnë në Universitetin e Tetovës.

Udhëheqësia e Universitetit, angazhohet fuqishëm që ky tempull i dijes, i edukimit të shumë brezave të studentëve, përkushtimit të profesorëve dhe punonjësve të tjerë, veprimtarinë e vet ta zhvillojë sipas traditave më të avancuara të universiteteve prestigjioze evropiane dhe botërore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *