Home / Kryesoret / Vajgel, Hovit dhe Kukan takuan Zaevin

Vajgel, Hovit dhe Kukan takuan Zaevin

Tre eurodeputetë Ivo Vajgell, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, sot pasdite në selin e LSDM-së kishin takim me liderin e partisë Zoran Zaev.

Pas takimit ata nuk dhanë deklaratë për mediumet. Theksuan se nesër do të japin deklaratë pasi t’i përfundojnë të gjitha takimet në Shkup.

Vajgëll, Hovit dhe Kukan nga selia e LSDM-së shkruan drejt Zyrës së Komisionit Evropian në Shkup ku sot duhet të takohen me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Gjithashtu sot ata kishin edhe bisedime me përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së pasi lideri i kësaj partie dhe kryeministri Nikolla Gruevski qëndron për vizitë në SHBA.

Të tre deputetët nesër duhet të kenë takim në KSHZ, dhe gjithashtu duhet të takohen edhe me prokuroren speciale Katica Janeva.

Nesër është paralajmëruar konferencë për shtyp e eurodeputetëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *