Home / Lajme / Maqedoni / Vanhaute pret marrëveshje për mediat dhe për listën zgjedhore

Vanhaute pret marrëveshje për mediat dhe për listën zgjedhore

Ndërmjetësuesi në bisedimet midis përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhaute sot para fillimit të takimit në Klubin e deputetëve tha se pret sot ose më së voni nesër para takimeve të eurokomisarit Han në Shkup të arrihet marrëveshje për çështjet lidhur me mediat dhe listën zgjedhore.

“Sot do të bisedojmë për metodologjinë për listën zgjedhore dhe për mediat. Pres bashkëpunim konstruktiv nga të gjitha partitë. Shpresoj se sot do të zgjidhen këto çështje”, tha Vanhaute duke theksuar se bisedimet do të mund të zgjasin gjatë tërë ditës madje edhe nesër përderisa është e nevojshme.

Megjithatë, ai tha se nuk mund saktë të tregojë se çfarë do të jetë rezultati nga këto bisedime, por shtoi se derisa përfaqësuesit e partive bisedojnë dhe nuk grinden ka shpresë të arrihet marrëveshje.

Në lidhje me punën e KSHZ-së dhe zgjedhjet e caktuara të parakohshme parlamentare tha se Komisioni punon shumë në pastrimin e listës zgjedhore dhe se është i bindur se në një moment të caktuar, siç tha, do të kemi zgjedhje të përgatitura në mënyrë adekuate.

“Shpresoj se për disa nga çështjet si për mediat edhe për metodologjinë e pastrimit të listës zgjedhore do të arrihet marrëveshje që t’i lehtësohet zotëri Hanit, që të konkludohen disa çështje tjera poashtu të vështira”, tha Vanhaute.

I pyetur nëse konsideron se kryeministri Gruevski do ta respektojë afatin dhe do të japë dorëheqje, Vanhaute tha se nuk dyshon se kryeministri do ta respektojë marrëveshjen e Përzhinos.

Në Klubin e deputetëve arritën përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së të cilët janë të përfshirë në bisedimet për çështjen për mediat dhe për pastrimin e listës zgjedhore.

Vanhaute paradite e paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve me deklaratë të shkruar në të cilën paralajmëroi se ato do të zgjasin deri sa nuk mbyllen të gjitha çështjet

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *